Futboll

70 % të zviceranëve e duan Ajetin në Botëror

Në pyetjen se a do të duhet të ftohet Ajeti në Botëror, 70.01 e lexuesve janë përgjigjur se nuk bën pa golashënuesin më të mirë, derisa 29.9 %, thonë se Zvicra ka sulmues më të mirë se ai

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, u shpall shënuesi më i mirë i Superligës zvicerane, me 17 gola të shënuar. Ai nuk e gjeti veten në Augsburg, por më pas shkëlqeu për Baselin, shkruan ‘Blick’.

Në pyetjen se a do të duhet të ftohet Ajeti në Botëror, 70.01 e lexuesve janë përgjigjur se nuk bën pa golashënuesin më të mirë, derisa 29.9 %, thonë se Zvicra ka sulmues më të mirë se ai, përcjell albinfo.ch.

Ai është në 35 lojtarët e ftuar nga Vladimir Petkoviq, por ka gjasa minimale që të përfshihet në 23-shen për Botëror.

Megjithatë, a do të duhej që Petkoviq të linte në shtëpi, golashënuesin e Superligës? Trajneri i Nati-t do të marrë nga tre ose katër sulmues në Rusi.

Ai ballafaqohet me konkurrencë të madhe, si Haris Seferoviq, Breel Embolo, Josip Drmiq, Eren Derdiyok dhe Mario Gavranoviq.