Bota
70% të gjermanëve, kundër zyrtarizimit të festave myslimane në Gjermani
Një sondazh i porositur nga gazeta „Bild“ dhe i realizuar nga instituti Insa tregon se 70.1% të gjermanëve janë kundër lejimit të një feste të tillë
Një deklarim i ministrit të brendshëm të Gjermanisë Thomas de Maiziere rreth mundësisë që Gjermania të pranojë zyrtarisht një festë islamike ka ngjallur reagime të shumta në këtë vend.
Së fundi, një sondazh i porositur nga gazeta „Bild“ dhe i realizuar nga instituti Insa tregon se 70.1% të gjermanëve janë kundër lejimit të një feste të tillë. Sipas shefit të Insa-s, Hermann Binkert, rezultati tregon se „për shumicën e madhe të gjermanëve islami nuk i takon Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Më tutje, vetëm çdo i trembëdhjeti i pyetur ose 7.8% shprehet në favor të rregullimit me ligj të festave islamike në Gjermani. Madje edhe në mesin e Partisë së Gjelbër që konsiderohet me qëndrim më liberal ndaj të huajve, vetëm çdo i pesti ose 19.6% pranojnë mundësinë e festave të tilla.
Në të gjitha partitë tjera, përqindja e atyre që janë në favor është shumë më e ulët, përcjell albinfo.ch. Sigurisht, më e ulëta është në mesin e partisë së ekstremit të djathtë AFD janë 3.7% të tillë, pastaj në FDP, 4.2% etj.
Nga ana tjetër është interesante se Komiteti Qendror i Katolikëve të Gjermanisë (ZdK) është shprehur në favor të lejimit zyrtar të festave myslimane në Gjermani.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër