Lajme
70 raste të koronavirusit britanik në Austri
Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anshober, tha se 70 raste të llojit të ri të virusit janë duke u analizuar aktualisht
Tipi i koronavirusit britanik, i cili u zbulua në Austri në fillim të vitit, po përhapet gjithnjë e më shumë në këtë vend.
Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anshober, tha se 70 raste të llojit të ri të virusit janë duke u analizuar aktualisht.
Këta janë 42 pacientë në një shtëpi pleqsh në Vjenë, si dhe 17 persona në qendrën e skive Johberg dhe tri raste në provincën e Burgenland.
Për momentin është e panjohur se kush janë tetë personat e tjerë, të cilët dyshohet se janë infektuar me llojin e ri, transmeton TCH, përcjell albinfo.at.
Anshober vuri në dukje se autoritetet kompetente austriake po monitorojnë përhapjen e një lloji të ri të virusit.
Me rastin e shfaqjes së mutacionit britanik në Austri, ai vlerësoi se faza më e vështirë e pandemisë kishte hyrë, sepse ky lloj po përhapet më shpejt, domethënë 15 persona të infektuar rishtas erdhën te dhjetë persona të infektuar.
Për shkak të përhapjes së llojit të ri, Anshober tregon se futja e një detyrimi të pjesshëm për të mbajtur një maskë FFP2 do të ishte një mundësi.
Shfaqja e një lloji të ri të virusit ka një ndikim edhe në sport – garat e skive të planifikuara për fundjavën në Kupën Botërore të Skive në Kitzbuhel janë anuluar.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik