Shqipëria
70 mijë kërkesa, por s’ka fluturime direkte Hamburg-Tiranë
Një nga motorët kryesorë të kërkimit të fluturimit në botë, “Skyscanner”, i cili ka mbi 70 milionë vizitorë në muaj, tregoi se sipas të dhënave në periudhën ndërmjet marsit 2018 dhe shkurtit 2019, mbi 70 mijë njerëz kërkonin një fluturim direkt midis Hamburgut dhe Tiranës, megjithatë kjo nuk është mundësuar.
“Ne shohim një potencial të madh për një shërbim direkt midis Hamburgut dhe Tiranës. Ka 2,300 shqiptarë që jetojnë në Gjermaninë Veriore, plus 2,000 gjermanë shtesë me prejardhje migrimi të lidhur me Shqipërinë që jetojnë në Hamburg”, tha një burim nga Aeroporti i Hamburgut, transmeton ‘Scan’.
Sipas disa të dhënave të tjera nuk ka pasur një fluturim të drejtpërdrejtë midis Hamburgut dhe Tiranës, megjithatë rreth 13 mijë pasagjerë në vit fluturojnë në mënyrë të tërthortë në mes të dy aeroporteve, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë