Maqedonia

70 % më lirë roamingu gjatë verës në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni

Nga një korriku, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës do të mund të bisedojnë me njëri-tjetrin me çmime shumë më të lira.

Shërbimet e roamingut do të ulen për 70%. Rregullatorët rajonalë janë pajtuar në një takim në Ohër për mënyrat e zbatimit të marrëveshjes, e cila u miratua në fillim të prillit, raporton mia, transmeton albinfo.ch.

Sasho Dimitrioski, drejtor i AKE-së, ka deklaruar se po insistojnë që këto tarifa të mos jenë vetëm për një periudhë transitore.

Sipas marrëveshjes së arritur në Beograd nga korriku i  vitit 2021, shërbimet e roamingut duhet të shfuqizohen plotësisht.