Kosova

7-vjeçarja kosovare përshëndetet me shoqërinë, merr rrugën e mërgimit

Shumë familje në Kosovë, pa ndonjë zgjidhje tjetër marrin rrugën e kurbetit për shkak të standardit jo të mirë të jetës ekonomike, transmeton albinfo.ch.

7-vjeçarja Alea Bytyçi, nga Malisheva, para nisjes në mërgim, është përshëndetur me shokët dhe shoqet e saj në shkollën ku ajo kishte filluar mësimin e saj.

Të mërzitur për largimin e Aleas nga Kosova ishin edhe vetë stafi i shkollës.

“Stafi i shkollës përshëndeten Alean dhe i uruan shëndet, fat dhe suksese në jetën e saj të cilën do ta vazhdojë në Itali, gjithashtu falënderoj edhe familjarët me familje për dhuratat dhe respektin ndaj nxënësve, mësuesve dhe drejtorit të shkollës! Urojmë që nuk do të kemi më largim të nxënësve dhe familjarëve për në mërgim, ata meritojnë të shkollohen dhe punojnë në vendin e tyre”, thanë nga stafi i shkollës përmes një shkrimi në Facebook. /Kosova24 /Albinfo.ch