Kuriozitete
7-vjeçari, ekspert i lodrave dhe milioner
Një shtatëvjeçar, i cili bën vlerësimin e lodrave për fëmijë, është shpallur personaliteti me fitimet më të mëdha në YouTube. Ai fiton rreth 22 milionë dollarë.
BBC shkruan, transmeton albinfo.ch, se videot postohen në të shumtën e ditëve, ndërsa një e postuar së fundmi të dielën, në të cilën promovohet një vezë gjigante me fytyrën e Ryanit, tashmë ka arritur në mbi një milion shikime.
Përfitimet e Ryanit, në të cilat nuk janë llogaritur taksat ose tarifat për agjentët dhe avokatët, thuhet se janë dyfishuar në periudhën e fundit njëvjeçare.
I pyetur nga NBC, përse fëmijët i pëlqejnë videot e tij, Ryan tha se është argëtues. Kanali i hapur në mars të vitit 2015 nga prindërit e tij, deri më sot ka regjistruar pothuajse 26 miliardë shikime dhe 17.3 milionë ndjekës. Forbes tha se një milion dollarë janë gjeneruar nga reklamimi para videos, ndërsa 21 milionë të tjera nga postimet e sponsorizuara.
Në gusht të këtij viti, kompania Walmart filloi të shesë një linjë të lodrave dhe veshjeve ekskluzive me emrin “Ryan’s World”, për çka këto të ardhura pritet të rrisnin ndjeshëm të ardhurat për vitin e ardhshëm. Meqë bëhet fjalë për një fëmijë, 15 për qind e të ardhurave shkojnë në llogarinë bankare, të cilat do t’i ketë në dispozicion kur të rritet.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik