Shqipëria
7 viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar edhe 467 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 427 qytetarë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 173,870 që nga fillimi i pandemisë.
Në gjithë vendin janë aktualisht 7,561 pacientë aktivë me virusin, ku rreth gjysma e tyre janë në Tiranë. 159 pacientë janë të shtruar në spital, 19 prej të cilëve janë në gjendje shëndetësore më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë.
Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinat anti-COVID në pikat e vaksinimit në vend, ndërsa që prej datës 1 nëntor do të mund të vaksinohen edhe adoleshentët mbi 16 vjeç.
Gjithashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e fundit ka bërë me dije se prej datës 1 nëntor, qytetarët mbi 60 vjeç mund të marrin dhe dozën e tretë të vaksinës, 6 muaj pas të dytës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë