Shqipëria
7 shqiptarë nën pranga për një sërë krimesh në Francë
Vlera e sendeve të vjedhura përllogaritet në rreth 300 mijë euro dhe përfshirë bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash
Një hetim ndërkombëtar përfundoi me arrestimin e shtatë shtetasve shqiptarë, në Francë dhe Shqipëri, të akuzuar për vjedhje me forcë të rreth 70 apartamenteve në zonën e Nancy-t, në tre-mujorin e fundit të vitit 2018.
Vlera e sendeve të vjedhura përllogaritet në rreth 300 mijë euro dhe përfshirë bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash.
Rezultatet e operacionit u bënë publike në një konferencë të posaçme për median pasditen e së hënës, organizuar në Nancy, nga kryeprokurori i rajonit, Fransua Perain (François Pérain) dhe prokurori shqiptar, Besim Hajdarmataj, raportojnë mediat shqiptare.
Prokurori francez e konsideroi rast të suksesshëm bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, përcjell albinfo.ch.
Prokurori Hajdarmataj e vlerësoi këtë operacion si “një sinjal të qartë për grupet kriminale shqiptare që e konsiderojnë Shqipërinë si një vend ku mund të fshehin gjurmët e krimeve të kryera në Francë”.
Në bazë të hetimit, në Francë u arrestuan 4 anëtarë të familjes Kajtazi, të drejtuar nga A. Kajtazi, të cilët janë rezidentë prej vitesh në rajonin e Nancy-t.
Ndërsa në Shqipëri, me urdhër të prokurorit Besim Hajdarmataj u ndaluan B. Fufi, A. Perloka dhe A. Marku. Për këta persona, gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”.
Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal”.
Në bazë të hetimeve të përbashkëta franko-shqiptare rezulton se familja Kajtazi u siguronte Fufit, Perlokës dhe Markut banesën dhe mjetet për realizimin e vjedhjeve.
Tre të arrestuarit në Shqipëri, pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura.
Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025? Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës planifikohen ndryshimet për vitin e...
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër