Kuriozitete

7 rekorde në rrjetet sociale më 2017

Për fund të vitit, uebfaqja e librit të rekordeve “Guinness” ka përzgjedhur shtatë rekorde të thyera sivjet në internet

Rekorde të shumta në rrjete sociale janë thyer edhe në vitin 2017.

Për fund të vitit, uebfaqja e librit të rekordeve “Guinness” ka përzgjedhur shtatë rekorde të thyera sivjet në internet, transmeton Albinfo.ch.

  1. Fotografia më e pëlqyer në Instagram

Këngëtarja Beyonce në shkurt hyri në histori me fotografinë më të pëlqyer në rrjetin social Instagram. Ajo në këtë fotografi ka më shumë se 11 milionë pëlqime.

https://www.instagram.com/p/BP-rXUGBPJa/

  1. Më së shumti shikime të një maceje në YouTube

Në maj, macja Maru arriti në 340 milionë klikime në YouTube duke hyrë në histori të kësaj faqeje.

https://www.youtube.com/watch?v=DCofdZITUEY

  1. Kanali më i shikuar i një fëmije

Në vitin 2017, fëmijët nuk mund të ndaleshin së shikuari Ryan ToysReview. 6-vjeçari ka pasur rreth 12 miliardë shikime deri në muajin maj.

  1. Mesazhi më i rishpërndarë në Twitter

Muaji maj del të jetë shumë i suksesshëm në rrjete sociale. 17-vjeçari Carter Wilkerson kishte postuar në atë kohë mesazhin më të shpërndarë në rrjetin social Twitter. Ai kishte kërkuar nga ndjekësit 18 milionë shpërndarje që të hante falas për një vit te “Wendy’s”, por arriti në 3.4 milionë shpërndarje duke hyrë në histori. Edhe pse s’e arriti kërkesën, ai fitoi ushqimin falas për një vit.

  1. Personi i parë që grumbulloi 100 milionë ndjekës në Twitter

Në një ditë në qershor, këngëtarja Katy Perry u bë personi më i ndjekur në Twitter dhe u bë personi i parë që arriti të bëjë 100 milionë ndjekës.

  1. Video më e shikuar online

“Despacito”, hiti i madh i vitit 2017, në këtë vit arriti më shumë se 3 miliardë klikime në YouTube, që mjaftuan për të thyer rekordin e shkuar. Tani kjo video ka më shumë se 4.5 miliardë klikime.

  1. Mashkulli me më së shumti ndjekës në Twitter

Pak muaj pasi u thye rekordi tek gjinia femërore, Justin Bieber u bë mashkulli më i ndjekur në Twitter. Ai tani ka 105 milionë ndjekës.