Lajme
7 makina patrullimi ndjekin dy kosovarë që kishin vjedhur biçikleta të shtrenjta
Në pikën kufitare Sasbach/Marckolsheim ka përfunduar ikja e 19 dhe 24-vjeçarit, të cilët sipas policisë vijnë nga Kosova
Të shtunën pasdite, dy persona të dyshuar si hajdutë të biçikletave kanë shkaktuar një ndjekje spektakolare me deri shtatë makina patrullimi nga lugina Kinzig në Kaiserstuhl, Landi gjerman Baden Württemberg, transmeton albinfo.ch.
Në pikën kufitare me Francën, në Sasbach/Marckolsheim ka përfunduar ikja e 19 dhe 24-vjeçarit, të cilët sipas policisë vijnë nga Kosova.
Dëshmitarët kishin parë se si dy persona po ngarkonin biçikleta në një furgon me targa franceze afër pishinave në Haslach dhe Steinach, shkruan badische-zeitung.de.
Si rezultat, policia e ka gjetur dhe e ka ndjekur automjetin në fjalë, përcjell albinfo.ch. Por fillimisht ajo nuk ishte në gjendje ta ndalonte atë – madje as me pengesën e vendosur me gozhda në rrugë.
Kur furgoni ju qe afruar dy policëve, ata kanë qëlluar me armë drejt gomave. Kështu, arratisja përfundoi shpejt. Në automjet ndodheshin gjashtë biçikleta të shtrenjta të vjedhura.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












