Kosova

69 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 69 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja kanë rezultuar nga 1 mijë e 552 testime.

Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë viktimë. Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.814.540 doza të vaksinës. Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.