Bota

64 për qind, shanset për të mbetur britanikët në Evropë

64% janë që Britania të mbetet në Bashkimin Evropian pas referendumit. Pak më shumë se një javë më herët, përqindja ishte rreth 80 dhe rënia pritet të vazhdojë në ditët e ardhshme

Letrat me vlerë dhe valutat po humbin vlerën e tyre për shkak të frikës se Britania e Madhe do të braktisë BE-në. Referendumit nuk i kanë mbetur edhe 10 ditë, ndërsa po rritet popullariteti i euroskeptikëve, thonë analistët.


Paundi britanik dhe euro ranë në nivelin më të ulët kundrejt jenit që nga viti 2013. Këtë e vunë në dukje ekonomistë në mbylljen e sotëm në bursat në Azinë Juglindore.


Me një rënie prej rreth 1% ka filluar dita e parë në bursën e Londrës nga rritja e popullaritetit të euroskepticizmit në vend, dhe kjo mund të çojë në daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, që do të votohet në një referendum të planifikuar për 23 qershor.


64% janë që Britania të mbetet në Bashkimin Evropian pas referendumit. Pak më shumë se një javë më herët, përqindja ishte rreth 80 dhe rënia pritet të vazhdojë në ditët e ardhshme.