Bota
66 punonjës të mediave janë vrarë gjatë vitit 2022
Numri i vdekjeve është rritur për pothuaj një të tretën krahasuar me vitin 2021
Në vitin aktual, 66 punonjës të medias kanë vdekur në mbarë botën për shkak të punës së tyre. Numri i vdekjeve është rritur për pothuaj një të tretën krahasuar me vitin 2021, transmeton albinfo.ch. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit.
Një nga arsyet e numrit të madh të punonjësve të medias të vrarë në mbarë botën janë vdekjet e shumta të përfaqësuesve të mediave në Meksikë, shkruan srf.ch, duke iu rerferuar mediave ndërkombëtare. Dhuna është rritur ndjeshëm në këtë vend të Amerikës Qendrore.
Në Meksikë janë vrarë 14 gazetarë. Meksika mbetet vendi më i rrezikshëm për gazetarët”, raporton instituti.
Gjithsej tetë ishin gra në mesin e 66 të vdekurve. Të paktën 39 përfaqësues të shtypit janë vrarë në një mënyrë të shënjestruar, për shembull, sepse kishin raportuar për korrupsion ose krim të organizuar në vendet e tyre. Të tjerët kanë humbur jetën duke bërë punën e tyre.
Nga ana tjetër, në luftën ruse të agresionit në Ukrainë tetë punonjës të medias vdiqën ndërsa po raportonin për luftën, thekson më tej Instituti Ndërkombëtar i Shtypit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë