Lajme

Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni, takon Presidentin e SEC-it

Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni, priti Presidentin e Dhomës së Tregtisë Zvicër-Evropa Juglindore (SEC), Oliver Bertschinger.

Me të diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit të mëtejm ndërmjet Ambasadës dhe SEC, me qëllim të rritjes së zhvillimit të shkëmbimeve në fushën e biznesit, kontributit për diasporën, arsimin e shkencën.

Tema për të cilën u diskutua më së shumti përgjatë këtij takimi ishte bashkëpunimi në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit (IT).