Kosova
640 mijë euro për tribunat në stadiumin “Zahir Pajaziti”
U vendos gurthemeli për ndërtimin e tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në qytetin e Podujevës, me kapacitet prej 3200 ulëse, sipas kategorisë së dytë të UEFA- së
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, dhe kreun e FFK-së, Fadil Vokrri, vendosën gurthemelin për ndërtimin e tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në qytetin e Podujevës, me kapacitet prej 3200 ulëse, sipas kategorisë së dytë të UEFA- së, transmeton albinfo.ch.
Për ndërtimin e tyre u tha se do të investohen rreth 640 mijë euro.
Ministrja Dumoshi u shpreh se ndihet e lumtur që së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe kryetarin e FFK-së Fadil Vokrri, po inauguron investimet në këtë stadium. Ajo po ashtu u shpreh se ky projekt është një vazhdimësi e programit dhe politikave të Qeverisë, si dhe angazhimeve të saj për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











