Zhvillim
62 lopë nga Tiroli nisen në Kosovë
Me këtë aksion që do të zhvillohet në Kosovë, do të mbështetet ekonomia e prodhimit të qumështit dhe të mishit atje
Landi i Tirolit, Austri, në bazë të kërkesës së bërë nga Qeveria e Kosovës, do të dërgojë në Kosovë 62 gjedhe.
Në kuadrin e programit të majmërisë “Tiroler Fleckvieh” janë grumbulluar në një stallë të zyrës për bujqësi të landit, në Rotholz 62 lopë, të cilat së bashku me një këshilltar për kultivimin e tyre nga Tiroli do të marrin rrugën për në Kosovë, shkruan tt.com.
Me këtë aksion që do të zhvillohet në Kosovë, do të mbështetet ekonomia e prodhimit të qumështit dhe të mishit atje ka thënë përgjegjësi i bujqësisë në land, Josef Geisler për mediet austriake.
“Kosovarët kanë probleme të mëdha me cilësinë e gjedheve të tyre. Lopa nga Tiroli, e racës “Tiroler Fleckvieh” në saje të kualitetit të saj të veçantë është më e përshtatshmja për të ndihmuar në ngritjen e një ekonomie funksionale të prodhimit të qumështit dhe të mishit” ka thënë Geisler.
“Kosova, si shtet i mëvetësishëm është në ngritje e sipër. Landi i Tirolit me aksionin e tij mund të japë një kontribut me shumë vlerë në bujqësinë e atjeshme. Kushtet më ë mira të jetës për njerëzit në Kosovë janë parakusht për të administruar më lehtë problemet ne mes të grupeve etnike atje”, ka shtuar më tutje Geisler.
Bujqit kosovarë do ta vlerësojnë lartë kualitetin e lopës nga Tiroli dhe do të ofrojnë një kontribut financiar për blerjen e lopëve.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?