Kosova

Vetëm 2 mjekë nga diaspora i përgjigjen thirrjes për të dhënë kontribut në Kosovë

Vetëm 2 mjekë nga diaspora i janë përgjigjur thirrjes së Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti në Kosovë, për t\u kthyer e dhënë kontributin në shëndetësi.

Megjithë lehtësimet e proklamuara nga Qeveria dhe thirrjet e vazhdueshme deri më tani një specialiste e onkologjisë dhe një kardiolog invaziv janë përgjigjur në këtë thirrje.
Nga Ministria e Shëndetësisë i kanë thënë gazetës Express se kësaj thirrje i janë përgjigjur një numër solid i mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë dhe se janë në fazën e shqyrtimit të shprehjes se interesit dhe aspektet që ndërlidhen me pagën dhe çështje tjera do të diskutohen në proces e sipër, transmeton albinfo.ch.
“Na lejoni që të ju informojmë se thirrjes të Ministrisë së Shëndetësisë për profesionistët shëndetësorë që jetojnë në mërgatë deri me tani i është përgjigjur një numër solid i mjekëve dhe profesionistëve shëndetësor, ku disa prej tyre janë profesionistë që punojnë në institucione mjaft kredibile ndërkombëtare. Aktualisht jemi në fazën e shqyrtimit të shprehjes se interesit dhe aspektet që ndërlidhen me pagën dhe çështje tjera do të diskutohen në proces e sipër”, kanë deklaruar nga MSH’ja, pa dhënë ndonjë numër të saktë të atyre që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes.
Vetëm në dy muajt e fundit, 19 mjekë kanë lëshuar Kosovën.