Zhvillim
6000 minuta (100 orë) telefonata në Kosovë për 35 franga
Me këtë “My Country Flat” gjegjësisht "My Country Kosovo", kushdo që paguan 35 franga plus në muaj do të mund të telefonojë (pothuaj) pa kufizime për 6000 minuta që i bie 100 orë nga Zvicra në Kosovë.
Ofertuesi i madh i telefonisë mobile në Zvicër “Sunrise”, në kuadrin e ofertave të veta speciale telefonike, (për klientët që bëjnë telefonata të gjata e të shpeshta) nga fundi i shtatorit të këtij viti do të promovojë edhe një ofertë të tillë për kosovarët. Këtë njoftim e bën Sunrise në një komunikatë të publikuar në faqen e vet.
Me këtë “My Country Flat” kushdo që paguan 35 franga plus në muaj do të mund të telefonojë (pothuaj) pa kufizime për 6000 minuta që i bie 100 orë nga Zvicra në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Një ofertë të ngjashme Sunrise e fillon për turqit në fillim të shtatorit. Ky opsion parasheh që për pagesën prej 40 frangash në muaj të mund të telefonohet 300 minuta. Këtu përfshihen telefonatat në rrjetin tokësor e mobil por jo edhe ato në numrat specialë e të shkurtë.
Telefonim të pakufizuar tashmë Sunrise ofron për ata që duan të telefonojnë nga Zvicra në Gjermani, Austri, Francë, Spanjë, Portugali, Britani të Madhe dhe SHBA, transmeton albinfo.ch. Ata paguajnë vetëm 15 franga për këtë shërbim.
Vite më parë ofertuesi tjetër, Orange (Tash quhet Salt) kishte promovuar një ofertë të tillë zemërgjerë për ballkanasit, shkruan albinfo.ch. Por pasi që ajo, sipas Orange ishte stërshfrytëzuar nga folësit e pasionuar ballkanikë, ofertuesi qe detyruar ta ndërpriste.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?