Lajme
60 për qind më pak vizitorë në pishina në Zvicër
Shumë shi dhe temperatura të ulëta kanë bërë që sezoni i pishinave të sivjetmë të bjerë. Numri i vizitorëve ka rënë në mënyrë dramatike.
Numri i vizitorëve në pishinat në Bazel dhe Cyrih ka rënë me 60 për qind, shkruan gazeta “SonntagsBlick”. Diku tjetër u regjistruan rreth 50 për qind më pak vizitorë. Shkak për këtë është ende moti i paqëndrueshëm me reshje të shumta shiu dhe temperatura jo gjithmonë verore.
Shifrat e mira të viteve të kaluara nuk ka gjasa të arrihen këtë vit, edhe nëse fundi i verës tregon anën e saj më të mirë, thotë Peter Portmann, drejtues i pishinave në qytetin e Bazelit.
Zëvendësshefja e zyrës sportive në Bernë, Caroline Moser, llogarit ndryshimin e pamasë: Këtë vit, 321,000 njerëz erdhën në dy muajt e parë të sezonit të pishinave – vitin e kaluar ishte më shumë se dyfishi: 736,000.
Sipas gazetës, deri në fund të sezonit pritet një humbje e shitjeve prej rreth 20 për qind në kantonin Zug. Megjithatë, puna me kohë të shkurtër ose pushimet nga puna nuk janë problem. “Punonjësit punojnë me orar, madje edhe në ditët me shi ka punë pastrimi apo riparime”./20minuten
E-Diaspora
-
Markus Schreiber: Kam vendosur të mësoj shqip Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i SPD-së, Markus Schreiber....
-
Hoxhaj prezanton planin e PDK-së për mërgatën
-
Humb jetën shqiptarja 25-vjeçare në Toronto
-
Londër: Hapen tri shkolla shqipe
-
Zvicra nënshkroi në Davos marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Video
SH.K.A. “Ilirët” : 30 vjet trashëgimi dhe folklor në Lozanë Kur tre breza takohen për të ruajtur kujtesën kulturore shqiptare...
-
Flixtrain, së shpejti në Zvicër?
-
Kurti: Marrëveshja për Tregtinë e Lirë krijon mundësi të reja eksporti për bizneset kosovare
-
Gripi në Zvicër fillon të zbehet
-
Dyfishim i mundshëm i falimentimeve në 2025