Integrimi
6 vjet burg kosovarit, ka përdhunuar ish gruan
Padinë kundër ish bashkëshortit ajo e ka ushtruar vetëm pasi që ka ardhur në Gjermani, pas një qëndrimi të detyruar disamujor në Kosovë
Një gjykatë në Fulda të Gjermanisë ka dënuar me 6 vjet burg një burrë 34 vjeçar sepse ka dhunuar seksualisht ish gruan e tij dhe më tutje ka ushtruar dhunë ndaj saj, duke ia shkulur një tufë flokësh.
Trupi gjykues ka konstatuar se i akuzuari nga Kosova gjatë verës së vitit 2011 e ka përdhunuar ish gruan e tij tri herë në tri ditë të ndryshme. Veç kësaj ai e ka ngufatur, pështyrë, goditur, shkelur dhe ia ka shkulur një tufë të tërë flokësh nga koka. Edhe më tepër, ai ia ka marrë asaj telefonin mobil dhe pasaportën për ta pamundësuar kthimin e saj në Gjermani, ka thënë gjyqtari.
Vetë i akuzuari para trupit gjykues i ka kundërshtuar të gjitha akuzat por gjykata ia ka falur besimin gruas, shkruan N24. Ajo kishte mundur të ikte dhe të strehohej në një vend të sigurt vetëm pas një ikjeje dramatike, pasi, praktikisht ka kërcyer në një veturë të policisë që e kishte parë rastësisht skaj rrugës.
Padinë kundër ish bashkëshortit ajo e ka ushtruar vetëm pasi që ka ardhur në Gjermani, pas një qëndrimi të detyruar disamujor në Kosovë. I akuzuari ka dhe disa drenime të mëparshme penale. Ai ishte treguar i dhunshëm edhe ndaj ish gruas së tij të parë dhe ndaj një partnereje tjetër që kishte pasur, për çfarë kishte mbajtur 2 vjet e shtatë muaj burg.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik