Shkurt.ch
6-vjeçare dhe milionere
Isabella Barrett ka filluar karrierën në shoun e njohur „Toddlers & Tiaras“. Falë këtij spektakli televiziv, Isabela është bërë milionere
Isabella ka marrë pjesë në shumë konkurse të bukurisë, në ballinat e revistave dhe spektakleve televizive. Milionerja e vogël ka zhvilluar shijen për gjëra të bukura dhe të shtrenjta.
“Më pëlqen të jem milionere. Pse nuk më pëlqen? Unë jam një super yll, unë kam linjën time të stolive dhe dua të jem “bosi”. Por më së shumti unë dua këpucët”, tha në një intervistë për Daily Mirror vogëlushja milionere.
Suzana, nëna e saj, udhëheq biznesin e vajzës. Në një intervistë ka thënë se ajo nuk dëshiron që vajza e saj të jetë aq e lazdruar.
“Shikoni se çka ka ndodhur me yjet si Britney Spears. Nuk dua t’i ndodhë edhe vajzës sime”, tha Suzana.
Megjithatë, shumë njerëz kanë arritur në përfundimin se tashmë është shumë vonë për Isabelen.
Vajza gjashtëvjeçare milionere shpenzon 2200 dollarë në ushqim dhe hotele.
Shumica e të ardhurave të saj vijnë nga koleksioni i saj “Glitzy Girl” dhe vlen të theksohet se pjesa më e madhe e të ardhurave shpenzohen për veshje, këpucë, kozmetikë, etj.
.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra