Lajme
6 muaj burg për ish-priftin e varur nga lojërat e fatit: ka marrë mbi 3 milionë franga “hua”
Gjykata Penale e Luzernit shpalli një dënim pjesërisht me kusht me tre vjet burg. Por ai duhet të vuajë gjashtë muaj burg efektiv
Rasti kishte bërë bujë në të gjithë Zvicrën: nga viti 2009 deri në vitin 2018, ish-pastori i fshatit Küssnacht ka përvetësuar 3.3 milionë CHF nga rreth 70 persona, përmes informacioneve të pavërteta, transmeton albinfo.ch.
Kleriku 52-vjeçar u dërgonte letra ku u kërkonte para lëmoshë njerëzve nga zona përreth Kishës Katolike në Küssnacht në kantonin Schwyz. Në këto letra ai deklaronte se kishte qenë i varur nga bixhozi dhe se tani problemin e kishte nën kontroll, por gjithsesi do t`i shlyente borxhet.
Megjithatë, kjo nuk doli e vërtetë. Në fakt, pastori ka përdorur shumicën e huave për të paguar vizitat e tij në kazinonë e Konstanzës(Gjermani) ku luante ruletë dhe blackjack. Ai gjithashtu kishte përdorur ilegalisht para nga llogaritë e famullisë për qëllime private.
Në vitin 2018, kishtari i ngarkuar me borxhe kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas 20 vitesh punë. Në vitin 2019, ky person, i njohur në komunitet, bëri kërkesë për falimentim privat, shkruan srf.ch. Rasti i mashtrimit erdhi në gjykatë në kantonin e Lucernit sepse viktima e parë e raportuar vjen nga ky kanton.
Ish-pastori i Küssnacht am Rigi SZ u dënua për mashtrim komercial, falsifikim të shumëfishtë dokumentesh dhe përvetësim të shumëfishtë.
Gjykata Penale e Luzernit shpalli një dënim pjesërisht me kusht me tre vjet burg. Por ai duhet të vuajë gjashtë muaj burg efektiv.
Ish-pastori pranoi dënimin e kërkuar nga prokurori publik. Aktgjykimi është përfundimtar.
Ish-pastori mori të hënën (sot) një dënim pjesërisht me kusht me tre vjet në gjykatë. Gjykata me këtë rast ka ndjekur kërkesën e prokurorit. Kryeprokurori i Lucernit ka thënë se në rastin e priftit ai ka përjetuar “një person të sjellshëm, bashkëpunues dhe të penduar” gjatë marrjes në pyetje.
“Ai ka bërë një rrëfim shumë të plotë dhe ka ndihmuar në mënyrë aktive, përcjell albinfo.ch. Pa ndihmën e tij, ne nuk do të kishim mundur t`i gjenim viktimat e shumta”.
Ishte një gjykim koherent për të gjithë të përfshirët. Edhe paditësit privatë ishin dakord, vazhdon kryeprokurori. Prandaj, rasti është trajtuar në procedurë të shkurtuar.
Megjithatë, duke shpallur vendimin, kryetari i gjykatës e bëri të qartë se “vetëm tre vjet dënim me kusht janë shumë pak për një rast krimi të rëndë”. E njëjta gjë vlen edhe për pjesën e shqiptuar pa kushte të dënimit prej gjashtë muajsh.
Arsyeja pse gjykata ka pranuar propozimin e prokurorit ishte se për pastorin ishte vërtetuar se ishte i varur nga lojërat e fatit. Ai gjithashtu e vlerësoi rrëfimin e tij gjithëpërfshirës dhe gatishmërinë për të marrë terapi. Në gjykatë, kleriku tha se ishte e pafalshme që ai ka gënjyer në fytyrë shumë njerëz.
Ish-pastori tani jeton në një manastir.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra