Lajme
6 miliardë dollarë dëmet nga zjarret në Hawaii
Me bilancin e të vdekurve që u ngjit në 93, zjarret masive në Hawaii janë kthyer në më fatalet në historinë e Shteteve të Bashkuara në më shumë se një shekull.
Shumë organizata, por edhe individë po ofrojnë ndihmë për qytetarët që kanë humbur gjithçka përveçse jetët e tyre. Ushtria amerikane po koordinon përpjekjet humanitare në të gjitha zonat e prekura nga flakët.
Shumë hauajanë po jetojnë në kampe të improvizuara. Ndërkohë, disa qindra të tjerë konsiderohen të humbur, me njerëzit që dëshpërimisht po kërkojnë familjarët dhe miqtë e tyre, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
“Ky kamp është shtëpia ime tani. Më kanë dhënë ujë dhe ushqim, nuk janë shumë, por mjaftueshëm për të mbijetuar”,shprehet qytetarja.
Ndërkohë, guvernatori i ishujve Hauai, Josh Green, ka bërë thirrje që koha të shfrytëzohet për të ndihmuar njerëzit, për të rindërtuar shtëpitë dhe për t’u dhënë mundësi agjencive ligjzbatuese të hetojnë.
“Në kohën e duhur do të mund të zbulojmë nëse mund t’i kishim mbrojtur më mirë njerëzit. Prandaj po rishikojmë gjithçka dhe duam ta bëjmë këtë në mënyrën më transparente. Por gjërat ishin të komplikuara nga fakti se zjarret në këtë ishull të bukur ishin të shumëfishta”, theksoi Josh Green, guvernator i ishujve Hawaii.
Dëmet materiale llogariten mbi 6 miliardë dollarë dhe ky është vetëm një vlerësim paraprak. Presidenti Joe Biden deklaroi të dielën se po shqyrton mundësinë që të vizitojë ishujt.
Por guvernatori vuri në dukje se kreu i shtetit zakonisht lëviz me një ekip të madh, gjë që mund të shkaktojë probleme në zonat e prekura nga zjarret.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?