Shqipëria
6 500 infermierë të larguar nga Shqipëria
Dy vitet e fundit janë larguar nga vendi afro 6 mijë e 500 infermierë, ndërsa nga Qendra spitalore Universitare Nënë Tereza kanë lënë detyrën rreth 150 punonjës
Shoqata e Infermierëve ngre shqetësimin se largimi masiv i personelit shëndetësor do të shkaktojë pasoja të rënda në këtë sektor. Elson Jaçaj thotë se në dy vjet kanë lënë detyrën 6 mijë e 500 infermierë, ndërsa kjo shifër pritet të rritet.
Në radhët e atyre që duan të largohen nga Shqipëria janë edhe mjekët e infermierët. Të joshur nga pagat e larta shumë prej tyre janë duke ndjekur kurset e gjuhës gjermane për të nisur më pas punë në këtë shtet. Elson Jaçaj, nga Shoqata e Infermierëve ngre shqetësimin se vala e madhe e largimeve do të shkaktojë pasoja të rënda në sektorin e shëndetësisë.
Fluksi i madh i punës është rritur, por numri i personelit shëndetësor është i njëjtë ose po ulet dhe infermieri me eksperiencë do të bëjë dyfish punë. Me një barë të tillë shërbimi shëndetësor do të ketë një ulje të nivelit të tillë.
Dy vjetët e fundit janë larguar nga vendi afro 6 mijë e 500 infermierë, ndërsa nga Qendra spitalore Universitare Nënë Tereza kanë lënë detyrën rreth 150 punonjës.
Nëse në QSUT është kaq e dukshme, e njëjta situatë po ndodh edhe në spitale të tjera rajonale. Ky fenomen ka prekur jo vetëm spitalet shtetërore, por edhe spitalet private. Dihet që në vendin tonë paga është faktori kryesor, por edhe kushtet e punës, që tashmë shumë infermierë nuk po ankohen edhe spitalet private.
Jaçaj thotë se të dhënat alarmante duhet të zgjojnë qeverinë, e cila duhet të rrisë pagat e mjekëve dhe infermierëve si dhe të përmirësojë kushtet e punës.
Duam që ata jo të merren ne fasada dhe premtime, por gjërat reale dhe nevoja që shikojnë në shëndetësi të jenë më të prekshme. Pra nëse shikon që infermierët po ankohen për kushte pune.
Vetëm përgjatë vitit të shkuar, sipas të dhënave nga Urdhri i Mjekut, kanë lënë vendin 164 mjekë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












