Futboll

6 arsye pse Zvicra do të kualifikohet në çerekfinale të Botërorit

‘FIFA.com’ tregon gjashtë arsyet se pse kjo do të ndodhë në Rusi

Zvicra ka një popullsi prej tetë milionë banorë, por vetëm tri herë është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, shkruan faqja zyrtare e FIFA-s.

Megjithatë, tani ka shumë mundësi dhe ‘FIFA.com’ tregon gjashtë arsyet se pse kjo do të ndodhë në Rusi, përcjell albinfo.ch.

E para është kampanja më e mirë kualifikuese deri më tani, ku kishte nëntë fitore dhe një humbje.

Ndeshja e parë e mirë. Këtë e ka bërë në vitin 2006 ndaj Gjermanisë, duke barazuar pa gola, dhe më 2010, fitore ndaj Spanjës 1:0, si dhe duke mundur Portugalinë në ndeshjen e parë kualifikuese. Takimin e parë Zvicra në Rusi do ta ketë ndaj pesë herë kampionëve të botës, Brazilit.

Arsyeja e tretë është stili i ri, që është sulmues. Zvicra ka bërë përparim të madh, derisa trajneri Vladimir Petkoviq ka ndërtuar një ekip fitues.

Në vitet 1990 Zvicra ishte e kënaqur thjesht me pjesëmarrje, por kjo ka ndryshuar, derisa është parë në ndeshjen ndaj Argjentinës në “Brazil 2014”.

“Krahasuar me pesë apo gjashtë vjet më parë, cilësia jonë është e ndryshme tani”, tha mesfushori shqiptar Granit Xhaka. “Të gjithë lojtarët e ekipit të parë, tani luajnë në klubet më të mira”, theksoi mesfushori i Arsenalit.

Arsyeja e pestë janë portierët, që janë shumë cilësorë si Yann Sommer (Borussia Monchengladbach), Roman Burki (Borussia Dortmund) dhe Marwin Hitz (Augsburg).

Arsyeja e gjashtë apo e fundit është integrimi i suksesshëm. Në fund të vitit 2015 kishte mosmarrëveshje në ekip, por tani çdo problem është zgjidhur nga Petkoviq. “Petkoviq ka krijuar një ndjenjë të madhe të bashkëjetesës gjatë viteve të fundit”, thotë kapiteni Stephan Lichtsteiner. Xherdan Shaqiri pajtohet: “Ekipi është një njësi”.