Shqipëria
6.7 milionë pasagjerë në Rinas deri në muajin dhjetor
Duket se aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” vijon të mbetet porta hyrëse kryesore e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë. Pasi sipas Autoritetit të Aviacionit Civil prej Janarit e deri në javën e parë të Dhjetorit janë regjistruar mbi 6 milionë e 730 mijë pasagjerë në këtë aeroport, përcjell albinfo.ch.
Më 1 Nëntor u regjistruan 6 milionë pasagjerë në aeroportin e Rinasit, ndërsa pjesa tjetër mbi 730 mijë pasagjerë u përpunuan deri në javën e parë të këtij muaji.
Fluksin e madh të pasagjerëve që janë regjistruar këtë vit në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit e tregojnë edhe statistikat më të fundit nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Europë “ACI”.
Ky autoritet ndërkombëtar nënvizon se Aeroporti i Rinasit kryeson me një rritje të dukshme prej 134% të trafikut të pasagjerëve në Tetor të 2023 krahasuar me vitin 2019.
Siç vihet re ky institucion ndërkombëtar e rendit Aeroportin “Nënë Tereza” në 5 aeroportet që raportuan rritjen më të lartë të trafikut të pasagjerëve krahasuar me Tetorin e 2019, periudhën para pandemisë kur nuk kishte kufizime sa i përket fluturimeve.
Ndër të tjera në raport thuhet se performancat më të mira erdhën nga aeroportet në tregjet në zhvillim të aviacionit dhe nga stimulimi i operatorëve të transportit ajror me kosto të ulët ku bën pjesë tashmë edhe Shqipëria.
Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Europë ky vrull i vazhdueshëm i trafikut ajror ka nxjerrë në pah aeroportet të cilët po fuqizohen gjithnjë e më shumë sa i përket fluksit të pasagjerëve, siç është edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit.
Pas bumit turistik veror Shqiperia vijon të ketë vizitorë të shumtë edhe në periudhën e vjeshtës dhe dimrit, pasi në shifrat e fundit zyrtare deri në fund të Nëntorit vendi ynë ka regjistruar 9.53 milionë turistë.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026