Lajme
Fitimet marramendëse të një legjende si Federer
Në vitin 2020, revista Forbes e cilëson Federer si sportistin më të paguar të botës.
Roger Federer mbrëmë i dha fund tenisit në moshën 41-vjeçare. Zviceriani, një nga më të mirët në historinë e këtij sporti, mbrëmë ka përshëndetur të gjithë tifozët, ndërsa luajti së bashku në Laver Cup me Rafael Nadal, një nga rivalët dhe miqtë e tij më të ngushtë, transmeton albinfo.ch.
Një karrierë e mbushur me trofe dhe sukses ajo e Federer, që përveç admirimit të shumë tifozëve, e ka shndërruar edhe në një nga sportistët më të pasur.
Kështu, përgjatë karrierës së tij, Federer ka arritur të fitojë plot 1.09 miliardë dollarë.
Interesant është fakti se në vitin 2022, Federer nuk ka zbritur në asnjë fushë të tenisit, megjithatë falë sponsorave të tij, ia ka dalë të fitoj 90 milionë dollarë.
Ndërkaq, në vitin 2020, revista Forbes e cilëson Federer si sportistin më të paguar të botës.
Sa i takon përfitimeve financiare të cilat vijnë falë sukseseve në tenis, Federer ka fituar plot 130.6 milionë dollarë, të cilat në fakt nuk i mjaftojnë për të qenë i pari në listë. Pasi këtu Roger renditet pas Novak Djokovic që ka fituar deri më tani 159 milionë dhe pas mikut të tij, Rafael Nadal që deri më tani ka grumbulluar 131.6 milionë dollarë.
Sakaq, një tjetër, kontratë e rëndësishme në karrierën e Federer, jashtë botës së sportit, ka qenë edhe ajo e vitit 2018 me Uniqlo, një kompani japoneze e veshjeve e cila i siguroi zvicerianit një përfitim prej 300 milionë dollarë. /Albifo.ch
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër