Lajme
59-vjeçari vdes pas rrëzimit, në grindje me 26-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut
Përpjekja e bërë nga policët shërbimi i ambulancës për rianimimin e 59-vjeçarit ishte e pasuksesshme. Ai vdiq në vendin ku u rrëzua
Natën nga e premtja në të shtunë një debat mes dy burrave në Buchs (SG) rezultoi në një rrëzim që ishte fatal për njërin nga të dy, shkruan tagblatt.ch.
Të shtunën, pak para orës 1.30 të mëngjesit, policia e kantonit St.Gallen ka marrë një raport nga vendi i ngjarjes, transmeton albinfo.ch. Sipas njohurive aktuale, mosmarrëveshja ishte zhvilluar midis një 59-vjeçari zviceran dhe një 26-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, për arsye të panjohura.
I riu thuhet se ka goditur më të vjetrin, me ç’rast ky i fundit është rrëzuar. Siç thuhet në raportin e policisë, përpjekja e bërë nga policët shërbimi i ambulancës për rianimimin e 59-vjeçarit ishte e pasuksesshme. Ai vdiq në vendin ku u rrëzua.
26-vjeçari ndërkohë ishte larguar nga vendi. Policia arriti ta arrestonte atë gjatë natës.
Hetimet për historinë e saktë të krimit janë duke vazhduar, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu do të sqarohet nëse edhe ndonjë person tjetër ishte përfshirë në mosmarrëveshje.
(Foto: Kapo SG)
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve