Lajme

586 pacientë me Covid-19, të shtruar në spitalet zvicerane

97 njerëz kishin nevojë për kujdes intensiv dhe 29 persona i ishin nënshtruar ventilimit, tregojnë më tej shifrat e publikuara

Saktësisht 586 pacientë me Covid-19 janë aktualisht nën përkujdesje në spitalet zvicerane, shkruan srf.ch.

Ky numër është bërë i ditur në mbrëmjen e të hënës (sot) nga Shërbimi Mjekësor i Koordinuar i Ushtrisë.

97 njerëz kishin nevojë për kujdes intensiv dhe 29 persona i ishin nënshtruar ventilimit, tregojnë më tej shifrat e publikuara, transmeton albinfo.ch.

Kantoni i Bernës me 69 dhe ai i St. Gallenit me 60 pacientë Covid-19 kanë regjistruar më së shumti pacientë me këtë virus.

Gjithsej 6353 shtretër të lirë ishin ende në dispozicion të hënën. Ndërsa kapaciteti total i shtretërve spitalorë në Zvicër është 22.301.