Lajme
Lideri i lëvizjes për pavarësinë e Katalonjës, shpërngulet në Zvicër
Vendimi për t'i kthyer shpinën Katalonjës ka arsye private dhe biznesi. Ai është themeluesi dhe presidenti i Aranow Packaging, kompani paketimi

Lideri separatist katalanas, Jordi Cuixart, i njohur në Spanjë, është shpërngulur për të jetuar në Zvicër. Ai e ka konfirmuar këtë për gazetën SonntagsBlick.
“Po, unë jam duke u zhvendosur në Zvicër me familjen time”, është shprehur Cuixart. Ai do të vendoset në afërsi të qytetit Neuchâtel, transmeton albinfo.ch.
Politikani i njohur 47-vjeçar ka kaluar pothuajse katër vjet në burg, si dënim për luftën e tij për pavarësinë e Katalonjës. Ai u fal dhe u lirua verën e kaluar.
Cuixart theksoi se masa që ka marrë për të jetuar në Zvicër nuk është arratisje politike. Vendimi për t’i kthyer shpinën Katalonjës ka arsye private dhe biznesi. Cuixart është themeluesi dhe presidenti i Aranow Packaging, një kompani e specializuar në paketim.
Në pranverë, kompania ka hapur një degë të re në Neuchâtel për të zbatuar projekte kërkimore dhe zhvillimi në bashkëpunim me Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Lozanë (EPFL).
Cuixart ka siguruar në këtë intervistë se ai do të vazhdojë të mbetet aktivist politik.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme Përshtypje e publikuar nga koncerti i Filharmonisë në Bernë....
-
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën
-
Iftari i bashkimit: “ Xhamia Shqiptare Shtëpia e Paqes” dhe Kisha Reformiste së bashku në sofrën e Iftarit
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Lozanës feston 30 vjetorin me një mbrëmje gala
-
Një hap më afër suksesit: swissalbs lidh studentët dhe liderët e industrisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka një milioner të ri nga lotaria Një lojtar fitoi 1.1 milionë franga zvicerane në Swiss Lotto të mërkurën, falë gjashtë numrave të...
-
Pagesa minimale që paguan secili për shërbime mjekësore në Zvicër do të rritet
-
Policia dhe qytetarët shënjestrojnë pedofilët në Zvicër
-
Gjiganti farmaceutik Roche heq dorë nga disa programe për shkak të Trump
-
Delegacioni i Kongresit Amerikan viziton Zvicrën