Lajme

57% e britanikëve kërkojnë dorëheqjen e Johnson

57% e publikut në Mbretërinë e Bashkuar mendojnë se kryeministri Boris Johnson duhet të dorëhiqet, tregon një sondazh i YuuGov, organizuar më 12 prill, ditën kur u zbulua se kishte shkelur ligjin.

Johnson është i pari kryeministër në detyrë që kapet në shkelje të ligjit. Policia e ka gjobitur atë për shkeljen e ligjit që ndalonte grumbullimet gjatë pandemisë.

Opozita ka bërë thirrje për dorëheqjen e tij, pasi ka thyer besimin e publikut. Sipas ligjit britanik, është në dorë të tij për të bërë këtë gjë ose në dorë të shumicës së partisë së tij.

Sipas sondazhit, shumica kërkon që të dorëhiqet. Vetëm 30% e të pyeturve mendojnë se duhet të vazhdojë detyrën.

Në Londër, bashki që drejtonte para se të zgjidhej kryeministër, 62% mendojnë se duhet të largohet nga detyra.

Johnson theu rregullat kundër COVID verën e vitit 2021, kur i gjithë vendi ndodhej i mbyllur.

Në një sondazh tjetër të YouGov, 75% e të pyeturve mendojnë se Johnson ka gënjyer kur tha se nuk e dinte për shkeljen e ligjit.

“The Guardian” thekson se kjo është e rëndësishme pasi të gënjesh në Parlament mund të çojë në thyerjen e kodit qeveritar.