Bota
560 euro në muaj, projekti që dështoi në Finlandë
Sidoqoftë, ata që marrin pjesë në projekt, raportohet se janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm sesa të tjerët

Një eksperiment që iu ofronte të papunëve 560 euro në muaj për dy vite, duket se ka rritur mirëqenien e përgjithshme të përfituesve, por ka dështuar t’i nxisë ata të gjejnë një punë dhe të fitojnë më shumë, siç kishin shpresuar zyrtarët finlandezë.
Të përzgjedhur në mënyrë rastësore, 2.000 finlandezë të papunë të moshës nga 25 deri në 58 vjeç u bënë të parët evropianë që gëzonin një të ardhur bazë të garantuar.
Ata marrin çeqe mujore prej 560 eurosh nga shteti për dy vite, pa kushte, pavarësisht nëse gjejnë punë apo jo. Sipas ideusve të projektit, të ardhurat bazë mund të nxisin njerëzit të nisin një biznes të ri, duke e ditur se do të vazhdojnë të marrin pagesën për çdo muaj, pavarësisht sesi do të shkojë sipërmarrja e tyre, transmeton “TCH”.
Kritikët, ndërkohë, thonë se pagesa redukton dëshirën e njerëzve për të kërkuar punë, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e projektit, zyrtarët finlandezë thonë se pasojat te punësimi duken se kanë qenë minimale. Sidoqoftë, ata që marrin pjesë në projekt, raportohet se janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm sesa të tjerët.
Finlanda po kërkon mënyra të reja për të rindërtuar sistemin e saj të sigurisë sociale dhe u bë në janar të vitit 2017, vendi i parë evropian që nisi një eksperiment të tillë, që do të përfundojë në vitin 2020. Projekti ofron siguri për ata që nuk munden, ose që zgjedhin të mos punojnë, me qëllim që t’i inkurajojë ata të bëjnë ndoshta edhe punë jo të paguara mirë, apo punë të përkohshme, pa frikën se do të humbin përfitimet e tyre.
E-Diaspora
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino Gjatë një kontrolli të bërë në Ticino, zyrtarë nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare...
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
-
Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’
-
Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me ligj synon të rrisë shpejtësinë e internetit në vend Këshilli Federal i Zvicrës ka paraqitur një projektligj për zgjerimin e internetit me shpejtësi të lartë...
-
Kantonet, të pakënaqura me masat e kursimit të planifikuara nga Këshilli Federal
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
Pse mund të mos jeni më në gjendje të zgjidhni mjekun tuaj në Zvicër
-
Të gjitha linjat e reja të fluturimeve nga aeroportet zvicerane që nisin nga pranvera