Kosova
56 shtetas kosovarë të bllokuar në Emiratet Arabe, riatdhesohen
Ata kishin mbetur në Emirate pas vendosjes së izolimit për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Nga Emiratet e Bashkuara Arabe, janë riatdhesuar në Kosovë 56 qytetarë, shkruan albinfo.ch.
Lajmin për riatdhesimin e tyre e ka bërë Ambasada e Kosovës përmes një postimi në Facebook. Në njoftimin e ambasadës thuhet se ata janë nisur sot në mëngjes për në aeroportin e Tiranës.
Prej tyre, 30 të riatdhesuar janë studentë.
“Pas një periudhe të vështirë të pritjes dhe paqartësive të shumta, sot në mëngjes në drejtim të Tiranës kanë fluturuar 56 qytetarë të Kosovës të cilët kishin mbetur në Emirate pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend. Mbi 30 nga këta qytetarë ishin studentë në Universitetin e Sharjias, kurse të tjerët ishin familje dhe individë që humbën vendet e punës pas mbylljes totale të EBA apo mbetën aty kur u anuluan fluturimet”, – shkruan Ambasada.
Ambasada ka njoftuar se të gjithë pasagjerët janë testuar në aeroport për testin COVID-19 dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.
“Ambasada e Republikës së Kosovës falënderon Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në EBA për punën e madhe në këtë projekt të madh humanitar, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme të EBA, FSK dhe të gjithë ata që ndihmuan që këta qytetarë të Kosovës të bashkohen me familjet e tyre”, thuhet në fund të njoftimit./albinfo.ch/
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin Kurti nga Parisi: Pa kontributin e diasporës vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin...
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
-
Itali: “Yjet e së ardhmes”, filmi më i mirë ndërkombëtar në festivalin ‘Castelli Romani’
Jeta në Zvicër
-
FDP: Zvicra të deportojë azilkërkuesit në Shqipëri, sipas modelit italian "Për azilkërkuesit e refuzuar që nuk mund të kthehen në atdheun e tyre, duhet të kërkohen...
-
Operatorët zviceranë të skive janë optimistë pavarësisht reshjeve më të pakta të borës
-
Miratohet udhëtimi me autobus rajonal ndërmjet Italisë dhe Zvicrës
-
Cyrihu do të rrisë tarifat e parkimit për makinat e rënda
-
Për 50 vjet numri i personave të punësuar në Zvicër u rrit nga 2.8 milionë në 4.8 milionë