Shqipëria
554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta në vendet e BE-së që nga viti 2002
Sipas shteteve, Italia dhe Greqia, janë dy destinacionet tradicionale të emigrantëve shqiptarë
Raportohet se rreth 554 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë larguar në vite nga vendi dhe kanë arritur të marrin një pasaportë në një nga vendet e Bashkimit Evropian që nga viti 2002, sipas të dhënave që janë bërë publike në databazën e Eurostat, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se numri më i lartë i pasaportave është dhënë në vitin 2016, me rreth 67.5 mijë. Vetëm në vitin 2021 u dhanë 32 mijë nënshtetësi, duke u renditur të tretët pas Marokut dhe Sirisë. Ndërsa në krahasim me një vit më parë, shifra ka shënuar një rënie prej 20%. (shiko grafikun: Numri pasaportave dhënë për shtetasit shqiptarë, nga vendet e BE-së, 2002-2021).
Sipas shteteve, Italia dhe Greqia, dy destinacionet tradicionale të emigrantëve shqiptarë, sidomos në dy dekadat e para të pas viteve ’90, kryesojnë për numrin e pasaportave që kanë dhënë për shtetasit shqiptarë.
Italia ka dhënë gjithsej 274 mijë nënshtetësi për periudhën 2002-2021, ose 49% të totalit. Pesë vjetët e fundit Italia ka dhënë mesatarisht 22-27 mijë nënshtetësi në vit për shtetasit shqiptarë.
Greqia ka akorduar 237 mijë, ose 42.7% të totalit. Greqia e ka ulur ndjeshëm numrin e nënshtetësive vitet e fundit, duke dhënë vetëm 7.7 mijë në vitin 2021, nga 29 mijë në 2017-n.
E treta është Mbretëria e Bashkuar, me rreth 12 mijë (2.7%), por të dhënat për këtë shtet raportohen deri në vitin 2019.
Gjermania ka rritur dhënien e nënshtetësive vitet e fundit, duke u renditur e katërta në total (gati 8 mijë nënshtetësi, ose 1.4% të totalit). Pas tyre vjen Belgjika (7 mijë) dhe Franca rreth 5 mijë.
Në vitin 2021, ishim të tretët në Evropë për numrin e nënshtetësive.
Sipas njoftimit të Eurostat në vitin 2021, 827 000 persona morën nënshtetësi nga shtetet anëtare të BE-së ku jetonin, një rritje prej rreth 14% (+98 300 persona) krahasuar me vitin 2020.
Rritjet më të mëdha në terma absolutë u regjistruan në Francë (+43 900 nënshtetësi të dhëna krahasuar me 2020), Gjermani (+18 800), Spanjë (+17 700), Suedi (+9 200) dhe Austri (+7 200).
Në të kundërt, uljet më të mëdha u vunë re në Itali (- 10 300 nënshtetësi italiane të dhëna krahasuar me vitin 2020), Portugali (-7 600), Greqi (-3 200), Finlandë (-1 200) dhe Qipro (- 800). Në total ishin 10 vende të BE, që shënuan ulje të numrit të nënshtetësive të dhëna.
Ashtu si në vitin 2020, shumica (85%) e atyre që morën nënshtetësinë e një shteti anëtar të BE në vitin 2021, ishin më parë shtetas të një vendi jo anëtar ose pa shtetësi. Shtetasit e një vendi tjetër të BE përbënin 13% të numrit të përgjithshëm të nënshtetësive të fituara.
Më 1 janar 2022 qytetarët e BE-së përfaqësonin 94.6% të popullsisë së BE-së. Marokenët, sirianë dhe shqiptarë vazhdojnë të jenë përfituesit kryesorë të shtetësisë së shteteve anëtare të BE-së në vitin 2021.
Në vitin 2021, i ngjashëm me 2020, marokenët ishin grupi më i madh në mesin e qytetarëve të rinj të BE-së (86 200 persona, nga të cilët 71% fituan nënshtetësinë në Spanjë ose Francë), përpara sirianëve (83 500, 70% fituan shtetësinë në Suedi ose Holandë).
Shqiptarët u renditën të tretët (32 300) 70% kanë marrë nënshtetësinë në Itali).
Rumunët (28 600, 33% e fituar nënshtetësinë e Italisë) ishin gjithashtu pjesë e listës së 10 vendeve me më shumë përfitues të nënshtetësisë së BE-së, të ndjekur nga turqit (25 700, 48% fituan nënshtetësinë gjermane), brazilianët (20 400, 65% fituan shtetësinë në Portugali ose Itali), algjerianët (19 300, 80% kanë marrë nënshtetësinë e Francës), ukrainasit (18 200, 37% kanë fituar shtetësinë e Polonisë dhe Italisë), rusët (17 300, 45% kanë fituar shtetësinë e Gjermanisë dhe Francës) dhe pakistanezët (16 600, 62% kanë marrë nënshtetësinë e Spanjës dhe Italisë). Rumunët (28 600 persona), polakët (12 500) dhe italianët (10 100) mbeten tre grupet më të mëdha të qytetarëve të BEsë që kanë marrë nënsh tetësinë e një shteti tjetër anëtar të BE-së, të pandryshuar nga vitet e mëparshme.
Shumica e nënshtetësive të reja janë dhënë nga Spanja (144 000; 17% e totalit të BE-së), Franca (130 400; 16%), Gjermania (130 000; 16%), Italia (121 500; 15%) dhe Suedia (89). 400 ose 11%) që përbëjnë 75% të shtetësive të reja të dhëna në BE më 2021.
Shkalla më e lartë e natyralizimit në Suedi. Shkalla e natyralizimit është raporti i numrit të personave që kanë fituar nënshtetësinë e një vendi gjatë një viti ndaj numrit total të rezidentëve jovendas në të njëjtin vend në fillim të vitit.
Në vitin 2021, shkalla më e lartë e natyralizimit midis vendeve të BE-së u regjistrua në Suedi, me 10.0 nënshtetësi të dhëna për 100 rezidentë joshtetas. Suedia u pasua në distancë nga Holanda (5.4), Rumania (4.6), Portugalia (3.7) dhe Belgjika e Spanja (të dyja 2.7). Në anën tjetër të shkallës, normat e natyralizimit nën 1 për 100 rezidentë jovendas, u regjistruan në Lituani (0.2), Letoni (0.3), Estoni (0.5) dhe Çeki, Kroaci dhe Sllovaki (të gjithë 0.7).
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi, përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt Në përgjigje të mocionit të deputetit Piero Marchesi nga Partia Popullore Zvicerane, i cili i kërkoi...
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta