Kosova
553 vjet nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare
Sot mbushen plot 553 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.
Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë, lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve.
I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare.
Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.
Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përkujtuar sot 553-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
MEPJ ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqen bustet e heroit legjendar në disa vende të botës: Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Itali, Zvicër, SHBA etj.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar sot Gjergj Kastriot Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar përmes një statusi në Facebook.
Meta shprehet se pa dyshim ai mbetet shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe.
Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar sot 553-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu.
“Mirëmëngjes dhe në këtë ditë përkujtimore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ju uroj një të diel të bukur”, shprehet Rama.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













