Lajme

55 shtetas kosovarë nga Zvicra arrijnë në Prishtinë, futen në karantinë

Të sapoardhurit nga Zvicra janë dërguar me autobusët e FSK-së në karantinë

Është bërë e ditur se 55 shtetas të Kosovës kanë ardhur sot në aeroportin “Adem Jashari” nga Cyrihu i Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Sipas informacioneve, thuhet se ata kanë ateruar në orën 09:00 dhe janë dërguar në Qendrën Studentore në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Të sapoardhurit janë dërguar me autobusët e FSK-së dhe me policinë ushtarake.

Presidenti Hashim Thaçi ka shkuar te konviktet, ku do të vendosen në karantinë 55 shtetasit. /Albinfo.ch