Integrimi
55% e duan pleqërinë “nën një kulm” me fëmijët
19 për qind e pjesëmarësve në sondazh janë përcaktuar që moshën e pleqërisë ta kalojnë në shtëpi të pleqve dhe 26% peferojnë pleqërinë në vetmi

Sondazhi më i ri i albinfo.ch ka shtruar pyetjen që është mjaft e ndjeshme për migrantët në përgjithësi dhe për migrantët shqiptarë në Zvicër në veçanti: “Ku dëshironi të kaloni pleqërinë: në shtëpi të pleqve; në bashkësi familjare; në banesë, të vetëm. Lexuesit kanë mundur të përcaktohen rreth këtyre tri mundësive.
Ajo që bie në sy që në vështrimin e parë që u bëhet rezultateve të sondazhit është mbizotërimi i theksuar i atyre që periudhën e fundit të jetës e shohin në bashkësi familjare. Janë 55 për qind të pjesëmarrësve në sondazh që preferojnë këtë variant. Kjo, në rastin e shqiptarëve nënkupton jetën në tipin e familjes me dy e tri gjenerata nën një kulm. Jetë kjo që mërgimtarët tanë e njohin më së miri nga përvoja dhe tradita që kanë marrë me vete nga vendlindja. Natyrisht, një sondazh nuk mund të bëjë punën e një studimi, kështu që është e qartë se prej tij nuk mund të nxirren përfundime më të specifikuara. Mirëpo, një përcaktim i tillë i shumicës, në vija të trasha tregon mbizotërimin e mendësisë patriarkale, të mbështetjes në traditën e “vlerave të dëshmuara”, të shumicës së pjesëmarrësve në sondazh
Ndonëse jetojnë në Zvicër dhe supozohet se në sondazh kanë marrë pjesë shqiptarë të moshës së mesme, është simptomatike se sa pak prej tyre janë përcaktuar për të jetuar në shtëpi të pleqve, vetëm 19%. Një zgjedhje e tillë në një vend si Zvicra që e ka shumë të konsoliduar dhe të avancuar këtë sistem strehimi, mund të jetë edhe një tregues për shkallën ende të pamjaftueshme të socializimit, integrimit të shqiptarëve të brezit të mesëm në shoqërinë e këtushme.
Ndërsa përqindja e atyre të cilët parapëlqejnë që “Vjeshtën e jetës” ta kalojnë të vetëm në shtëpinë a banesën e tyre është megjithatë solide, 26 për qind. Ky përcaktim përbën një “kompromis” në mes të tipit të jetës në mesin e familjes së gjerë dhe tipit tjetër, në shtëpinë e pleqve, në mesin e moshatarëve të panjohur. Ata që kanë bërë këtë zgjedhje sigurisht janë të vetëdijshëm se vazhdimi i jetës së tyre në familjet me dy e tri gjenerata nën një kulm mund të jetë barrë për fëmijët. Por nga ana tjetër, ata nuk e pëlqejnë jetën kolektive në mes të njerëzve që nuk i kanë njohur më parë dhe me të cilët i lidh vetëm mosha.
E-Diaspora
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë Në qendër të Lozanës, në organizim të Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturor dhe Fetar, është bërë...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
Jeta në Zvicër
-
Trump nuk shqetësohet për rritjen e çmimeve të makinave pas tarifave të reja Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se nuk i intereson fare rritja e çmimeve të...
-
Bastet në ndeshjet e kombëtares ndalohen në Zvicër
-
Vinçi më i madh i Zvicrës po përdoret për rinovimin e urës
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura