Bota
5000 euro shpërblim kush denoncon parregullsi në zgjedhjet e Vjenës
Kushdo që denoncon me fakte parregullsitë gjatë zgjedhjeve lokale dhe krahinore që do të mbahen ditën e diel në Vjenë të Austrisë, do të shpërblehet më pesë mijë euro.
Ky është premtimi i partisë FPO, e cila po lufton për të marrë pushtetin ndaj partisë aktuale SPO (Partia Socialdemokrate).
Në shumë anketa të zhvilluara së fundi raportohet se FPO nuk është edhe shumë keq. Megjithatë, partia e udhëhequr nga Heinz Christian Strache nuk beson shumë se votat do të numërohen në mënyrë korrekte gjatë ditës së zgjedhjeve. Në shpallje të shumta ata u bëjnë thirrje qytetarëve të Vjenës që të denoncojnë materiale nëse gjejnë fakte për ndonjë parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve.
Si shpërblim janë premtuar pesë mijë euro, por vetëm nëse ato raste shpallen si të parregullta, raporton gazeta austriake “Der Standard”, përcjell albinfo.ch.
Sekretari i përgjithshëm i FPO-së në Vjenë, Anton Mahdalik, paralajmëroi se këtë javë do të dorëzohet denoncimi i parë për shkak të gjoja manipulimeve zgjedhore në një shtëpi pleqsh në kryeqytetin e Austrisë.
Ndërkohë, siç ka informuar edhe më herët albinfo.ch, po këtë ditë, më 11 tetor, në zgjedhjet parlamentare për landin e Vjenës kandidojnë edhe shqiptarët: Januz Saliuka nga SPÖ-ja dhe Drita Cacaj nga ÖVP-ja, kjo e fundit së bashku me Edon Zejnen janë edhe kandidatë për zonat elektorale – respektivisht për bezirkun e pestë të Vjenës dhe Edoni për bezirkun e 10-të.
Albinfo.ch
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












