Integrimi

500 milionë €, shqiptarët i shpenzuan në udhëtime jashtë vendit

500 milionë euro është shuma që shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtime jashtë vendit në gjysmën e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në bilancin e pagesave, tregojnë se paratë e shpenzuara jashtë u rritën 5.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 26 milionë euro më shumë, njoftojnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Në bilancin e pagesave, ku përmendet dhe bilanci i udhëtimeve, rezulton se të huajt kanë shpenzuar 640 milionë euro në Shqipëri. Krahasuar me një vit më parë, flukset hyrëse u rriten me 7.7%, pra me ritme më të shpejta se shpenzimet jashtë.

Paratë që të huajt shpenzuan në Shqipëri janë më të larta se ato që shqiptarët derguan jashtë. Ky është viti i dytë, kur të ardhurat nga qarkullimi i njerëzve janë më të larta në hyrje.

Deri dy vjet më parë shqiptarët shpenzonin jashtë më tepër nga sa sillnin të huajt në Shqipëri.