Bota
50 të vrarë dhe 200 të plagosur në masakrën e kryer në Las Vegas
Policia thotë se bëhet fjalë për një person të vetëm, një 64 vjeçar i cili, sipas njohurive të deritashme, nuk i përkiste ndonjë grupimi ekstremist
Numri i viktimave nga të shtënat në një koncert të mbajtur mbrëmë në Las Vegas, SHBA, është ngritur në 50 ndërsa janë më shumë se 200 të tjerë që kanë marrë plagë nga armë zjarri. Këtë njoftim e ka dhënë sherifi i Las Vegasit, Joie Lombardo, shkruajnë mediat amerikane.
Bëhet e ditur se policët e kanë vrarë personin e dyshuar se kishte bërë masakrën.
Sipas dëshmitarëve, një person kishte filluar të qëllonte me armë mbi vizitorët e një koncerti të muzikës Country që po mbahej në qendrën e kazinove të këtij qyteti. Policia thotë se bëhet fjalë për një person të vetëm, një 64 vjeçar i cili, sipas njohurive të deritashme, nuk i përkiste ndonjë grupimi ekstremist.
Ai rreth mesnatës, sipas kohës lokale, kishte qëlluar mbi vizitorët e koncertit me një pushkë automatike nga kati i 32-të i një hoteli.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë