Lajme
50 shqiptarët e parë fluturuan pa viza drejt Brukselit
Ministri Basha dhe 50 qytetarë shqiptarë u nisën sot drejt Brukselit, në ditën simbolike të liberalizimit të vizave për Shqipërinë
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha kryeson një grup prej 50 qytetarësh shqiptarë që u nisën të mërkurën të parët drejt Brukselit, në ditën simbolike të fillimit të liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Grupi, siç bëjnë të ditur mediet nga Tirana, do të pritet në takime të veçanta nga përfaqësues të lartë të Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian, nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit – Pierre Mirel, Shefi i Njësisë për Marrëdhëniet me Jashtë në Komisionin e Punëve të Brendshme – Luigi Soreca dhe një përfaqësues i presidencës belge të Bashkimit Evropian.
Ata do të vizitojnë gjithashtu Parlamentin Evropian dhe do të takohen me Komisionarin për Zgjerimin të Bashkimit Evropian – Stefan Fule, Kryetarin e Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Evropian – Eduard Kukan dhe eurodeputetet, Doris Pack e Tanja Fajon.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek do të përshëndesë me një video-mesazh ndërsa të enjten, është takimi me Komisioneren për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom.
Udhëtimi pa viza do të vazhdojë për në Romë ku është rezervuar një takim me ministrin e jashtëm italian Franco Frattini.
Grupi shqiptar do të vizitojë në Romë muzeun Capitolini dhe sallën e firmosjes së Traktatit të Romës.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane