Kosova

50 qytetarë të Kosovës udhëtojnë në Vjenë pa viza

Në kuadër të fushatës “Pa viza”, 50 qytetarë kanë përfituar mundësinë të udhëtojnë për në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përcjellë këta qytetarë.

“Ky mëngjes nuk ka se si të fillojë më mbarë. kemi pritur shumë gjatë, jemi privuar nga shumëçka. Po forcohet pasaporta e Kosovës. Krahas përfitimit, është forcim i identitetit dhe dinjitetit. Sot do të udhëtojnë në Vjenë 50 qytetarë. Këtë të drejtë ta shfrytëzojnë me përgjegjësi dhe t’i respektojnë rregullat e kriteret”, ka thënë Kurti.

Nga sot qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza.