Futboll

50 për qind të golave të Zvicrës janë shënuar ose asistuar nga Shaqiri

Shaqiri asistoi për Breed Embolon që shënoi në minutën e 49-të, pasi harkimi i shqiptarit gjeti kokën e sulmuesit

Xherdan Shaqiri ka asistuar në golin e parë të Zvicrës të shënuar në “Euro 2020” në ndeshjen ndaj Uellsit që u mbyll 1-1.

Shaqiri asistoi për Breed Embolon që shënoi në minutën e 49-të, pasi harkimi i shqiptarit gjeti kokën e sulmuesit.

Se anësori shqiptar në këto nivele shfaqet më së miri, tregon edhe fakti që ai ka shënuar ose asistuar në 50 për qind të golave ​​të Zvicrës në turne të mëdha që nga viti 2014 (Kupa e Botës e Kampionatin Evropian).

Shaqiri ka gjetur portën në pesë raste, ndërsa ka asistuar tri herë, në 16 golat e kombëtares së tij.

Kjo është një statistikë e mirë për futbollistin me origjinë shqiptare, i cili është në formë të mirë edhe në tri ndeshjet e fundit, ku ka shënuar ose asistuar.

Ai asistoi në ndeshjen ndaj Bullgarisë, shënoi më pas ndaj Lituanisë, kurse asistoi përsëri sot.