Shqipëria
Bizneset e vogla në Shqipëri nga 1 janari nuk paguajnë TVSH
Janë rreth 50 mijë biznese të vogla që do të lirohen nga ky lloj tatimi
Rreth 50 mijë biznese të vogla në gjithë vendin nuk do të paguajnë më Tatim mbi Vlerën e Shtuar, duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, kohë kur merr fuqi vendimi i qeverisë për të përjashtuar nga kjo taksë këto subjekte.
Me rritjen e pragut, kjo taksë do të paguhet nga të gjitha bizneset që kanë një qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë nga 2 milionë që ishte aktualisht.
Sipas Tatimeve, deklarimi dhe pagesa për TVSH do të kryhet brenda datës 14 të çdo muaji, teksa me bazë mujore do të bëhet edhe deklarimi i librave të shitjes dhe blerjes brenda datës 10 të muajit vijues.
Për tatimpaguesit që kanë realizuar një qarkullim vjetor për 2020 që nuk kalon pragun e ri prej 10 milionë lekësh do të çregjistrohen automatikisht nga sistemi brenda këtij viti.
Por, kjo nuk vlen për të gjithë tatimpaguesit, pasi sipas procedurave të publikuara nga Tatimet, çregjistrimi i disa prej subjekte do të kryhet online në platformën e-filing në mënyrë manuale nga vetë ata.
Këtu përfshihen tatimpaguesit që kanë kryer të paktën një import gjatë vitit 2020 apo ata që rezultojnë me status pasiv deri në fund të këtij viti, ku çregjistrimi i tyre nga përgjegjësia e TVSH-së do të bëhet me procedura të përcaktuara, duke ndjekur udhëzimet e njoftimit që do të shkojë te secili prej tyre. /TCH
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?