Shqiperia

5 viktima dhe 182 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 429 numrin total të viktimave nga ky virus.

Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 182 raste të reja me koronavirus, nga 1 mijë e 55 testime të kryera. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 15 mijë e 752 raste me koronavirus, prej të cilëve 5 mijë e 648 janë aktivë.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 90 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 9 mijë e 675.