Zhvillim
5 të rinj tregojnë sa bukur mund të pushohet në Kosovë
Nën emrin e përbashkët “Supercampers” pesë djem vendës udhëtojnë nëpër Kosove dhe i dokumentojnë përjetimet e tyre në instagram
Ata e konsiderojnë veten si ambasadorë të vendit të tyre, Kosovës. Nën emrin e përbashkët “Supercampers” pesë djem vendës udhëtojnë nëpër Kosove dhe i dokumentojnë përjetimet e tyre në instagram. Me fotografitë e tyre dëshirojnë ta luftojnë imazhin e keq të vendit të tyre, shkruan 20minuten.ch.
“Ne jemi frymëzuar në radhë të parë nga mrekullitë e natyrës së këtushme dhe donim të tregonim këtë pasuri”, thonë ata, transmeton albinfo.ch.
Vetëm gjatë udhëtimeve që kanë bërë më parë në SHBA dhe nëpër Evropë ata e kanë zbuluar potencialin që ka vendi i tyre i prejardhjes. Prej pesë vitesh Ariani, Taulanti, Leorenti, Adi dhe Kushtrimi udhëtojnë nëpër Kosovë. Veç vendeve tjera ata kanë bujtur në Grykën e Rugovës, në perëndim të vendit për të eksploruar atje ujëvara dhe shpella të shumta.
Në zonën e Malit të Sharrit “supercamper”-et kanë fjetur nën ulërimat e ujqve ndërsa kanë eksploruar edhe ujët e kristaltë në Parkut Nacional të Thethit në Shqipëri.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik