Lajme
5 shtatori shpallet Ditë e Bamirësisë në Kosovë
Kuvendi i Kosovës miratoi iniciativën e kryeparlamentari Veselit që për Ditën e Nënë Terezës, 5 shtatori të shpallet Ditë e Bamirësisë në Kosovë
Kuvendi i Kosovës me shumicë votash miratoi iniciativën që 5 shtatori të shpallet Ditë e Bamirësisë në Kosovë, në shenjë të nderimit të humanistës së madhe shqiptare Nëna Terezë. Kjo iniciativë ishte propozuar nga kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli një vit më parë.
“Kjo në fakt ka qenë premtim dhe iniciativë ligjore e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri veseli, e bërë në shtatorin e vitit të kaluar në koncertin i cili u mbajt në Katedralen e Prishtinës ku edhe u intonua për herë të parë himni i Nënë Terezës. Siç është paralajmëruar ky himn do të intonohet përsëri me 5 shtator në Vatikan, ditën edhe ku formalisht bëhet shenjtërimi i Nënë Terezës nga Selia e Shenjtë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë Bota e parfumerisë ka marrë një impuls të ri me lansimin e markës Remix, e cila...
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe