Lajme
5 raste me Omicron në Mal të Zi
Pesë raste të variantit Omicron të koronavirusit janë konfirmuar zyrtarisht në Mal të Zi, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të vendit.
“Të gjitha rastet e konfirmuara të infeksionit sot janë në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore, me simptoma të lehta. Shërbimet epidemiologjike monitorojnë dhe identifikojnë kontaktet me rrezik të lartë të personave të infektuar”, thuhet në deklaratë.
Dyshimi i parë u konstatua më 4 dhjetor në një familje në fillim të muajit, pas së cilës të gjitha kontaktet e tyre u vendosën në izolim.
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë konfirmuar 187 raste të reja me COVID-19 dhe dy persona kanë vdekur si pasojë e virusit, njofton Instituti i Shëndetit Publik.
Mali i Zi ka në total 1812 raste aktive me COVID-19. 42.8 për qind e popullatës janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës, ndërsa rreth 10.5 për qind e qytetarëve janë imunizuar me dozën e tretë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën