Lajme

5 qytete zvicerane, ndër me të shtrenjtat në botë

Firma kërkimore Numbeo ka publikuar një renditje të qyteteve më të shtrenjta në botë, sipas të cilës nqyteti më i shtrenjë në botë është Hamilton, Bermuda, transmeton albinfo.ch.

Pesë vendet pasuese, nga vendi i dytë tek i gjashti, përbëhen nga qytetet zvicerane të Bazelit, Cyrihut, Lozanës, Bernës dhe Gjenevës.

New York-u, San Francisco, Honolulu dhe San Jose plotësojnë top 10-shen.

Hamilton është kryeqyteti i Bermudës, një grup ishujsh në Atlantikun e Veriut që i përket Britanisë së Madhe. Bermuda është e njohur për trekëndëshin misterioz të Bermudës dhe si një parajsë fiskale. Ushqimet, vizitat në restorante dhe qiratë janë veçanërisht të shtrenjta në Hamilton.

Salzburgu, më i shtrenjtë se Vjena

Renditja u krijua në bazë të disa kritereve. Janë marrë parasysh kostot për qiranë, ushqimin dhe restorantet. Por, edhe fuqia blerëse luan një rol në renditje. Vlerat individuale atëherë i referohen gjithmonë qytetit të New York-ut (një vlerë prej 120 do të thotë se është 20% më e shtrenjtë në këtë qytet sesa në New York).

Rezultati për Austrinë është gjithashtu befasues, megjithëse vetëm katër qytete janë marrë parasysh. Sipas renditjes, Salzburgu (vendi i 69-të) është qyteti më i shtrenjtë në Austri. Linz është në vendin e 98-të, Vjena në vendin e 108-të dhe Graci në vendin e 121-të.

Sipas renditjes, vendet më të lira janë në Pakistan dhe Indi. Qyteti pakistanez i Karaçit renditet si qyteti më i lirë në botë, përpara Lahores (gjithashtu në Pakistan).